Sot rreth orës 16:00, 47-vjeçari, Gyrner Murati, kolonel i Forcave të Sigurës së Kosovës, është gjetur pa shenja jete në parkun e Dragodanit (Arbëria) në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47-vjeç. Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanë nisur një hetim për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Se Murati ka bërë vetëvrasje e kanë konfirmuar edhe nga zyra e mediave e FSK-së.
“Po e konfirmojmë lajmin, se ka ndodhur rasti tragjik ku oficeri i FSK-së kolonel Gyner Murati ka bërë vetëvrasje. Policia e Kosovës dhe e FSK-së janë duke u marrë me rastin. Për çdo informacion të ri do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në përgjigjen e FSK-së për Gazetën Sinjali.
Gazeta Sinjali duke u thirrur në burimet e veta pak më parë raportoi se Murati i kishte dhënë fund jetës së tij, derisa kishte qenë duke komunikuar përmes telefonit me Policinë e Kosovës./Gazeta Sinjali/