image Policia jep detaje për trupin e pajetë të 40 vjeçarit: U gjet në një bunar

Kosovë

Siguri/ Policia jep detaje për trupin e pajetë të 40 vjeçarit: U gjet në një bunar

news image

Sot është gjetur trupi i pajetë i Musli Krasniqit nga fshati Begaj i Vushtrrisë, i cili ishte shpallur i humbur që nga 28 tetori.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se viktima është gjetur pa shenja jete në një bunar.

“Po është gjetë pa shenja jete viktima M.K. 40 vjeçar, i cili ishte raportuar para 6 dite s i zhdukur, viktima është gjetë pa shenja jete në një bunar”, ka thënë Zahiti.

Rasti është inicuar ” vdekje e dyshimtë, trupi i pa jetë është dërguar për ekspertizë mjekonligjore./Gazeta Sinjali/