image Policia jep detaje për të vdekurin në Podujevë, u rrokullis me traktor

Siguri

Policia jep detaje për të vdekurin në Podujevë, u rrokullis me traktor

news image

Një person ka vdekur sot gjatë një aksidenti në fshatin Brecë të Podujevës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se viktima nuk kishte arritur t’i mbijetojë palgëve të marra, pas rrokullisjes së traktorit.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Brecë të Podujevës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se një traktor deri sa ishte në lëvizje në një terren malor, për shkaqe akoma të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, ku janë lënduar rëndë dy persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti në vend ngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti për Gazetën Sinjali.

Ajo gjithashtu deklaroi se një tjetër person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në spital.

“Personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësitet kompetente”, tha ajo./ Gazeta Sinjali/