image Policia jep detaje për të riun që dyshohet se bëri vetëvrasje

Siguri

Policia jep detaje për të riun që dyshohet se bëri vetëvrasje

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë për të riun Nard Shala, që dyshohet se ka bërë vetëvrasje, dje në Pejë.

Për këtë rast, edhe nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje.

Është raportuar se viktima mashkull  kosovar në katin e dytë të një shtëpie në ndërtim e sipër ishte gjetur pa shenja jete i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje”, thuhet në raport.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, njofton tutje Policia.

Për Sinjalin, dje ka folur edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi.

“Njësitë relevante policore në bazë të prokurorit kujdestar kanë dalë në vendin i ngjarjes, dyshohet për një trup të pajetë të një personi i cili me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/