Një person është lënduar në qendër të Pejës, por jo nga arma e cila po mbante.
Policia për Gazetën Sinjali ka dhënë detaje të tjera duke thënë se personi i dyshuar kishte shkrepur armën në ajër dy herë, dhe pas daljes së policisë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy gëzhoja.
“Policia ka konfirmuar që i dyshuari ka shkrepur armën në ajër dhe janë gjetur dy gëzhoja në vendin e ngjarjës. Personi në fjalë tani është duke u trajtuar në spital, vetëm kaq informacione ka deri më tani, motivi nuk dihet”, tha zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Gazeta Sinjali ka siguruar edhe një fotografi nga vendi i ngjarjes. Gazeta Sinjali/