image Lëndohet një person i cili mbante armë me vete në Pejë, dërgohet në spital

Kosovë

Siguri/ Lëndohet një person i cili mbante armë me vete në Pejë, dërgohet në spital

news image

Një person në qendër të Pejës, i cili kishte edhe armë me vete, është rrëzuar dhe është lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënesi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se personi nuk e ka përdorur armën dhe nuk ka gjuajtur, por vetëm e kishte pasur me vete, ndërkohë që policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe personi në fjalë është dërguar për tretman mjekësor në spital.

“Një person ka pasur armë me vete por nuk ka gjuajtur, ai vetëm është rrëzuar dhe është lënduar, tani është në spital duke u trajtuar, por nuk ka pasur gjuajtje, ai së shpejti do të lirohet, besoj nesër”, tha Gashi./ Gazeta Sinjali/