image Policia jep detaje për shpërthimin në Merdare

Siguri

Policia jep detaje për shpërthimin në Merdare

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një shpërthim i kontrolluar ka ndodhur në pikën kufitare në Merdare, ndërsa Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Sinjalin se KFOR-i ka kërkuar ndalimin e qarkullimit në Merdare për shkak se janë duke bërë një shpërthim të kontrolluar.

“Me datë 08.12.2021 rreth orës 17:30 në stacionin policor kufitar ( SPK-Merdare) nga pjesëtarë të KFOR-it është kërkuar ndalimi i përkohshëm i qarkullimit të personave dhe automjeteve, për arsye se janë duke e bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar të një mjeti shpërthyes.

Lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër larg pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi. Rreth orës 18:20 rruga është liruar për qarkullim normal, pa probleme“, ka thënë Hoxha për Sinjalin.

/GazetaSinjali/