Dje në orët e pasdites në Prishtinë është plagosur një person.
Rasti nga Policia e Kosovës po cilësohet si tentim vrasje. Përmes njoftimin 24-orësh, PK ka njoftuar se rasti ka ndodhur kur disa të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri ndaj një personi.
Sipas policisë viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Nuk raportohet për të arrestuar.
“Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë qëlluar me zjarri në drejtim të viktimës mashkull . Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. Lidhur me rastin është informuar prokurori. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e policisë.