image Policia jep detaje për incidentin në Gjilan, ku mbeti e lënduar një grua

Siguri

Policia jep detaje për incidentin në Gjilan, ku mbeti e lënduar një grua

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për një incident në Gjilan, ku ka mbetur e lënduar një grua 30-vjeçare.

E pas kësaj, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në rajonin e Gjilanit.

Në një pronocim për Sinjalin, nga policia e Gjilanit kanë thënë që nga rënia e skeleve ka mbetur e lënduar një grua.

Gjithashtu, ata kanë bërë të ditur se gruaja ishte duke kaluar në rrugë bashkë me një fëmijë, por që ai nuk është lënduar.

“Kemi informacione që një grua si kalimtare e rastit ka mbetur e lënduar. Ajo nuk ka rrezik për jetë dhe është nën përkujdesje të mjekut. Ndërsa fëmija nuk ka pësuar lëndime”, kanë thënë nga policia e Gjilanit.

/GazetaSinjali/