image Policia jep detaje për gruan që tentoi vetëvrasjen në Gjakovë

Gjakovë/ Policia jep detaje për gruan që tentoi vetëvrasjen në Gjakovë

news image

Një grua që po dyshohet të ketë probleme mentale ka kërcyer gjatë ditës së sotme nga një objekt me lartësi prej rreth 4 metrash.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Gazetën Sinjali. Komandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e  Gjakovës, Kristë Gjokaj ka thënë se gruaja ka lëndime të rënda, por që është jashtë rrezikut për jetë.

“Një femër dyshohet me të meta mentale se ka kërcyer nga kati i dytë. Ka lëndime të rënda, por është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gjokaj./Gazeta Sinjali/