Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë për një grabitje që është kryer nga dy persona në një market në rrugën “Ndue Përlleshi” të lagjes “Mati 1”, në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh, policia sot ka njoftuar se të dyshuarit grabitjen e kanë kryer nën kërcënimin e thikës.
Po ashtu, në këtë raport bëhet e ditur se shuma e parave të vjedhura është rreth 400 euro.
“Ankuesja femër/kosovare, ka informuar se deri sa ishte në vendin e punë, dy persona të panjohur dhe nën kërcënimin e thikës, i kishin grabitur rreth 400 euro para të gatshme. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Sinjali/