Policia e Kosovës ka konfirmuar një grabitje të armatosur që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Isa Kastrati”, raporton Gazeta Sinjali.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës ka konfirmuar se janë grabitur një shumë e parave nën kërcënimin e armëve.
Deri më tani nuk raportohet për ndonjë të arrestuar lidhur me rastin në fjalë.
“Sot rreth orës 03:00,kemi pranuar informatën për një grabitje që ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh ku nën kërcënimin e armës janë grabitur një shumë e parave. Njësitet policore në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke u marre me rastin”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit për Gazetën Sinjali.