Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme ka raportuar për një gjuajtje me armë në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, për të cilin rast Policia e Kosovës ka dalë me detaje të reja.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 21 gëzhoja dhe se i dyshuari gjendet në arrati.
“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 01.10.2020 – 12:41. Ankuesit meshkuj kosovarë, raportojnë se derisa ishin duke lëvizur me veturë, një person i dyshuar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, mirëpo përveç dëmeve materiale në veturë, nuk kishte të lënduar. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur rreth 21 gëzhoja. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati”, ka njoftuar PK. /Gazeta Sinjali/