image Policia jep detaje për dy adoleshentët që u bënë për spital nga pijet alkoolike

Rajon

Shqipëri/ Policia jep detaje për dy adoleshentët që u bënë për spital nga pijet alkoolike

news image

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për ngjarjen që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në Spitalin e Elbasanit, kanë shkuar për ndihmë mjekësore, dy të mitur të moshës 15 vjeç.

Dy 15 vjeçarët ishin në gjendje të dehur pasi në ambientet e një lokali në Qytetin e Elbasanit, gjatë një feste ditëlindjeje kishin konsumuar pije alkoolike.

Njoftim/ Elbasan

Mbrëmjen e djeshme, në Spitalin e Elbasanit, kanë shkuar për ndihmë mjekësore, dy të mitur të moshës 15 vjeç , banues në Elbasan. Dy 15 vjeçarët ishin në gjendje të dehur pasi në ambientet e një lokali në Qytetin e Elbasanit, gjatë një feste ditëlindjeje kishin konsumuar pije alkoolike.

Në zbatim të ligjit ” Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i pijeve alkoolike dhe energjike”, Inspektorati i Shtetëror Shëndetësor Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan i ka vendosur masë administrative këtij subjekti tregtar.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për vlerësim.