Bodrumi i një lokali në Prishtinë mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 08:30 policia ka marrë informatën se në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, bodrumi i një lokali është përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq zjarrfikësit kishin lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, pasoja të tjera nuk ka”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/