image Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë

Kosovë

Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë

news image

Një lokal në Prishtinë mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Lokali gjendet në rrugën “Bajram Kelmendi” te 4 Llullat.

Përpos dëmeve materiale që i janë shkaktuar këtij lokali, nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin. /Gazeta Sinjali/