image Kështu thahej droga në Prizren, pamje nga vendi i ngjarjes - Sinjali

Kështu thahej droga në Prizren, pamje nga vendi i ngjarjes

news image

Gazeta Sinjali sot ka raportuar se mbrëmë në fshatin Gjonaj të Prizrenit ka ndodhur një bastisje, ku janë gjetur drogë dhe armë.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka thënë që është arrestuar një person pasi i janë gjetur rreth 11 kilogramë marihuanë dhe tri armë.

I dyshuari është me inicialet S.T. dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë e poshtëshënuara si provë materiale:

  • Dy (2) pushke gjuetie dhe pesëmbëdhjetë (15 ) fishekë
  • Një (1) pistoletë, me karikatorë të zbrazët
  • Një (1) thes i bardhë dhe një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshe totale 2200 gramë.
  • Një (1) thes i zi me gjethe të bimës cannabis sativa me peshë totale 2100 gramë
  • Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (me trup të bimës )  me peshë 1000 gramë
  • Një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshë 1900 gramë
  • Substancë e dyshuar narkotike  e llojit marihuanë me peshë 900 gramë
  • Bimë e dyshuar cannabis sativa me peshë totale 3000 gramë
  • Dymbëdhjetë (12) bime të cannabis sativa-së  të mbjella  në zonën e quajtur “LAKE “ afër fshatit  Tupec  afër lumit Drini i Bardhë.
  • Një (1) veturë ‘ËV pasat’ me targa vendore
  • Një (1) telefon mobil ‘samsung’
  • Një (1) telefon mobil ‘ONXA’

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë.

“Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet  S.T., nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë në Gjakovë, Fitore Mehmeti. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin