image Policia jep detaje për autobusin nga Kosova që u dogj në “Rrugën e Kombit”

Kosovë

Policia jep detaje për autobusin nga Kosova që u dogj në “Rrugën e Kombit”

news image

Asnjë person nuk është lënduar nga djegia e autobusit në “Rrugën e Kombit” që po udhëtonte nga Shqipëria për në Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Sinjalin, se nga informacionet që posedon asnjë person nuk është lënduar në këtë rast. Kelani po ashtu ka konfirmuar se autobusi që është djegur ka qenë nga Kosova.

“Në bazë të informacioneve të siguruara dyshohet se në afërsi të tunelit të Kalimashit, një autobus nga Kosova e ka kapluar zjarri. Fatmirësisht deri tani nuk ka ndonjë informacion për të lënduar”, ka thënë Kelani shkurt për Sinjalin.

Sinjali ka raportuar edhe më herët për djegien e autobusit ku në të kishin qenë rreth 40 udhëtarë. Të gjitha udhëtarët kanë arritur që me kohë të largohen dhe të shpëtojnë pa u lënduar.

Nga pamjet e dërguara nga sinjalizuesit shihet se në “Rrugën e Kombit” është krijuar kolonë e gjatë automjetesh”./Sinjali/