image Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë, ka të lënduar

Siguri

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë, ka të lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Ilir Konushevci” rreth orës 15:30, mes një veture dhe një këmbësori, ku i lënduar ka mbetur një person, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka raportuar për këtë rast, të cilin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.

Sipas policisë, i lënduari ka marrë trajtim mjekësor, ndërkaq në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse.

“Më datë 09.09.2020 rreth orës 15:30, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, është raportuar për një aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori, ku si pasojë i njëjti pas lëndimeve të marra ka pranuar tretman mjekësor. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse për trajtim të mëtejm të rastit”, thuhet në përgjigjen e policisë për Gazetën Sinjali.

/GazetaSinjali/