image Policia jep detaje për aksidentin në Pejë: Janë lënduar katër persona

Siguri

Policia jep detaje për aksidentin në Pejë: Janë lënduar katër persona

news image

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot pak minuta para orës 12:00 në fshatin Leshan të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Gazetën Sinjali se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe pas trajtimit janë liruar të gjithë.

“Rreth orës 11:53 policia është njoftuar për një aksident në fshatin Leshan, komuna e Pejës. Katër persona kanë pësuar lëndime, janë dërguar në Emergjencën e spitalin rajonal. Pas trajtimit mjekësor të gjithë janë liruar për në shtëpi. Dy vetura kanë qenë të përfshira”, tha Gashi./Gazeta Sinjali/