Mbrëmë Sinjali ka raportuar se rreth orës 19:30 në rrugën Lipjan – Magure ka ndodhur një aksident i rëndë mes tri veturave.
Në lidhje me këtë aksident janë deklaruar edhe nga Policia, të cilët thanë se nga ky aksident janë lënduar dy persona.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci i tha Sinjalit se personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, mirëpo janë shkaktuar edhe dëme materiale.
“Rreth orës 19:30 është raportuar për aksidentin e ndodhur në rrugën Lipjan-Magure respektivisht në fshatin Torinë. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci.