image Aksident i rëndë në Lipjan, dy vetura bëhen ‘llom’ - PAMJE

Siguri

Aksident i rëndë në Lipjan, dy vetura bëhen ‘llom’ – PAMJE

news image

Një aksident në komunikacion ka ndodhur sot në fshatin Torinë në komunën e Lipjanit.

Sipas pamjeve të publikuara, në aksident janë përfshirë dy vetura, teksa shihet se në vendngjarje kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet mjekësore, raporton Gazeta Sinjali.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rastin, mirëpo deri tani nuk ka marrë përgjigje.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/