Gazeta Sinjali raportoi më parë dhe publokoi pamje të një aksidenti ku katër vetura ishin të përfshira.
E për këtë rast, për Sinjalin kanë dhënë detaje nga policia e Kosovës.
Sipas zëdhënësit të policisë, Bajram Krasniqi, asnjë person nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Korroticë). Njësitet policore për kontrollin e autostradës, kanë dalë në vend-ngjarje, nga aty lajmërojnë se në aksident janë përfshirë katër automjete. Deri në këtë moment asnjë person nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore”, kanë thënë nga policia për Sinjalin.