image Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë, dy persona dërgohen në QKUK

Siguri

Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë, dy persona dërgohen në QKUK

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mesditë në rrugën Fushë Kosovë-Veternik, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali ka dërguar pamje në adresë, ku shihet se në aksident janë të përfshira dy automjete, një makinë dhe një furgon.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe dy persona kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa më pas janë dërguar në QKUK.

Sot më datë 20.12.2021 në ora 15:15, policia ka pranuar informata lidhur me një aksident trafiku që është shkaktuar në autostradën Bresje-Veternik. Autoritetet policore iu kanë përgjigjur rastit, kanë njoftuar emergjencën dhe në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ambulanca. Sipas informative fillestare dy automjete janë të përfshira në aksident dhe dy persona kanë pranuar tretman mjekësor dhe të njëjtit kanë vazhduar në QKUK”, ka thënë Hoxha.

/GazetaSinjali/