image Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në autostradën "Ibrahim Rugova"

Siguri

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

news image

Një aksident me shumë dëme materiale por për fat pa pasoja në njerëz ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova” në zonën e Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Gazetën Sinjali se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 7 persona.

“Mund të konfirmojmë se, pak para orës 13:00 në Autostradën Ibrahim Rugova, në zonën e Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e deritanishme, shtatë persona kanë pësuar lëndime. Njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Kelani.

Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili ka rastisur të jetë dëshmitar i kësaj ngjarjeje, ka treguar se i kanë nxjerrë të gjallë nga vetura 5 anëtarët e një familjeje. /Gazeta Sinjali