image Aksidenti i rëndë në autostradë, nxirren të gjallë nga vetura 5 anëtarët e një familjeje

Siguri

Aksidenti i rëndë në autostradë, nxirren të gjallë nga vetura 5 anëtarët e një familjeje

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Për fat, anëtarët e një familjeje 5 anëtarëshe nga Mitrovica janë nxjerrë të gjallë nga vetura.

Kështu ka treguar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili ka rastisur të jetë dëshmitar i kësaj ngjarjeje.

“Shpejtësia vret. Dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm në autostradën Ibrahim Rugova. Fati ishte në anën e një familjeje 5 anëtarëshe nga Mitrovica, të cilët i nxorrëm të gjallë nga vetura dhe pas ndihmës së parë në vendngjarje, u dërguan për ekzaminime e mjekim të mëtejmë në Malishevë e Prizren. Shpresojmë që i shpëtuan më të keqes!????????????????????”, ka shkruar Hoti.

Shpejtësia vret. Dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm në autostradën "Ibrahim Rugova". Fati ishte në anën e një…

Posted by Faik Hoti on Thursday, August 20, 2020

Aksidentin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar paraprakisht edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Jemi duke e pritur raportin nga atje. Kur ta marrim raportin ju njoftojmë”, ka thënë Kelani. /Gazeta Sinjali