image Aksidenti i rëndë në rrugën Veternik-Bresje, katër të lënduar

Siguri

Aksidenti i rëndë në rrugën Veternik-Bresje, katër të lënduar

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident trafiku në rrugën Veternik-Bresje, madje edhe publikoi edhe pamje, ku shihet se janë përplasur katër vetura.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Ju informojmë se në ora 22:25, në autostradën Ibrahim Rugova, në aksin rrugor Veternik – Bresje ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë katër automjete të udhëtarëve”

Bazuar në informacionet e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin”, ka thënë ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/