Në rrugën “Hasan Remniku” në Prishtinë janë arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike.
Policia e Kosovës bëjnë të ditur se te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pako me filtera dhe 4 qeska që dyshohen si substancë narkotike e llojit marihuanë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek te dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pako me filtera dhe 4 qeska që dyshohen si substancë narkotike te llojit marihuanë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit te dyshuarit te lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.