image Policia intervenon në dy raste të dhunës në familje brenda një dite

Siguri

Policia intervenon në dy raste të dhunës në familje brenda një dite

news image

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Shotë Galica” në Gjakovë, ku një mashkull i nacionalitetit rom është ankuar në polici se gruaja dhe nipi i tij e kanë sulmuar fizikisht.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë në Gjakovë kanë bërë të ditur se viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Gjithashtu, Sinjali merr vesh se të dyshuarit për këtë rast janë arrestuar dhe pasi kanë deklaruar se viktima me gruan e tij kanë pasur probleme, të dyshuarit vazhdojnë të jetojnë bashkë.

Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ku një person është arrestuar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali merr vesh se viktimës i është ofruar edhe tretman mjekësor dhe se i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/