image Policia intervenon në degën e Gjykatës në Lipjan, arrestohet personi që pengoi gjyqtaren pasi u shty seanca

Siguri

Policia intervenon në degën e Gjykatës në Lipjan, arrestohet personi që pengoi gjyqtaren pasi u shty seanca

news image

Jo rrallëherë ka pasur incidente në gjykatat e vendit, qoftë para ose pas seancave apo edhe gjatë zhvillimit të tyre. Palët që marrin pjesë në seanca shpesh përfshihen në konflikte verbale për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega Lipjan, por këtë herë një gjyqtare e ka denoncuar një palë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Elvira Eminin, e cila ka raportuar në Polici se i dyshuari I.M., e ka penguar teksa po kryente detyrën zyrtare.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka penguar gjyqtaren, pasi kjo e fundit ka shtyrë seancën për një datë tjetër.

Posa Policia ka marrë informacionin për rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor i dyshuari.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.”

/GazetaSinjali/