image Policia kap shtatë migrantë që hynë ilegalisht në Kosovë, transportoheshin nga një kosovar

Siguri

Policia kap shtatë migrantë që hynë ilegalisht në Kosovë, transportoheshin nga një kosovar

news image

Policia e Kosovës, konkretisht patrulla nga stacioni policor Alfa në Prizren, pas pranimit të informacioneve relevante në bashkëpunim me qytetarë, sot me datë 26.06.2022 rreth orës 09:40, ka ndaluar një automjet të dyshuar me tabela shqiptare dhe gjatë kontrollimit në brendësi të automjetit janë gjetur shtatë (7) persona migrantë ilegal, shtetas të huaj.

Një person i dyshuar, shtetas kosovar është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar edhe policia kufitare në Vërmicë.

Lidhur me këtë janë njoftuar të gjitha njësitet e nevojshme policore, është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe është marrë rekomandimi që rasti të adresohet në kompetencë të Njësitit të Migrimit për trajtim të mëtejmë të rastit sipas ligjeve në fuqi.

May be an image of 6 people and outdoors

/GazetaSinjali/