image Policia identifikon personin i cili dyshohet se vrau dy vëllezërit në Krujë

Rajon

Policia identifikon personin i cili dyshohet se vrau dy vëllezërit në Krujë

news image

Dy vëllezër (34 vjeç dhe 24 vjeç) kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmë rreth orës 22:25, në Gramëz të Krujës.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes.

Autori i dyshuar është shtetasi me iniciale R.P, 32 vjeç nga Kruja. Ndërkohë që policia gjeti edhe makinën e autorit të dyshuar të vrasjes. Makina u gjet te pompat e ujit në Gramëz te Krujës.

Dy drone që filmojnë dhe në erresirë po kontrollojnë zonën. Forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH e Renea në ndjekje të autorit dhe po vijon krehja e zonës./Gazeta Sinjali/