image Policia identifikon dhjetëra fëmijë lëmoshë-kërkues, i dërgon në Qendrat për Punë Sociale - Sinjali

Policia identifikon dhjetëra fëmijë lëmoshë-kërkues, i dërgon në Qendrat për Punë Sociale

news image

Për tre ditë, Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë dhjetëra fëmijë dhe të rritur lëmoshë-kërkues.

Nga ky plan i cili kishte shtrirje në tërë territorin e Republikës së Kosovës, rezultoi se nga 44 fëmijë sa u identifikuan, 36 prej tyre ishin shtetas të Kosovës, ndërsa 8 prej tyre të Shqipërisë.

“Të gjithë fëmijëve lëmoshë-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre dhe të pajisur me dokumente. Gjatë procedurave policore nuk është identifikuar asnjë viktimë e trafikimit me njerëz“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, nga Policia bëjnë të ditur se numri i të dyshuarve, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal, është gjithsej 16 persona, kurse fëmijët janë drejtuar në Qendrat për Punë Sociale.

Policia e Kosovës, shtetasit e Shqipërisë pas verifikimit i ka referuar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj për trajtim të mëtutjeshëm sipas ligjit për të huaj.

Të gjithë të miturit lëmoshë-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre dhe të pajisur me dokumente.

Gjatë procedurave policore nuk është identifikuar asnjë viktimë e trafikimit me njerëz.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: