image Policia ia kontrolloi autolarjen, por aty gjeti armë e narkotikë

Siguri

Policia ia kontrolloi autolarjen, por aty gjeti armë e narkotikë

news image

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Dol të Gjakovës, në një pikë autolarjeje, Policia e Kosovës ka kryer një inspektim, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson nga burimet brenda në Polici se ka arrestuar gjashtë meshkuj pasi gjatë kontrollit në autolarje, ka sekuestruar si prova materiale 1 pushkë ajrore, 7.79 gramë substancë narkotike që dyshohet se ishte marihuanë, 8 fishekë, 1 kuti me 43 copa diabolo dhe 1 telefon./Gazeta Sinjali/