image Policia ia bastis shtëpinë një banori në veri, gjen 62 tableta ekstazi - Sinjali

Policia ia bastis shtëpinë një banori në veri, gjen 62 tableta ekstazi

news image

Një banor i “Rrugës së Tetovës” në Mitrovicë të Veriut ka përfunduar në prangat e policisë për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Posedim i substancave narkotike”, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se policia ka bastisur shtëpinë e tij, ku ka gjetur dhe ka konfiskuar substanca të dyshuara narkotike.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se aty policia ka gjetur dhe ka konfiskuar 62 tableta (61 ngjyrë të gjelbër dhe një të bardhë), të cilat dyshohet se janë ekstazi dhe tri qese me substancë narkotike ( 2.45 gramë, 3.75 gramë dhe 48 gramë).

Në shtëpinë e të dyshuarit policia ka gjetur dhe ka konfiskuar edhe një telefon Samsung.

Sinjali mëson se me urdhër të prokurorit, ai është ndalur për 48 orë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin