image Policia e 'befason' burrin nga Suhareka, i shkuan në shtëpi - publikohen pamjet se çka gjetën aty

Siguri

Policia e ‘befason’ burrin nga Suhareka, i shkuan në shtëpi – publikohen pamjet se çka gjetën aty

news image

Sot, në bazë të Urdhëresës se Gjykatës Themelore të Prizrenit njësiti i hetimeve të policisë në Suharekë së bashku me njësinë e hetimeve antidrogë kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit Sh.K i lindur në vitin 1974 në fshatin Budakovë, Suharekë, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe janë sekuestruar armë zjarri.

Policia njofton se në shtëpinë e të dyshuarit u gjetën:

“Një  pushkë automatike ,, AK 47”,  tre karikator të së njëjtës pushkë;

Një  pushkamitralez  me dy karikator;

Një  pushkë  M 48;

Një pistoletë  me një karikator;

27 Fishek të kalibër 7.65.mm,

22 fishek të  kalibër 7.62.mm,

Një tyt vazhduese  e pushkamitralezit, si dhe  pajisjet për pastrimin e armëve”, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.

Rasti po hetohet së bashku me Prokurorinë e Shtetit dhe me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orësh.  /Gazeta Sinjali/