image Policia i hyn kontroll lagjes Arbana në Prizren, i kap mat me drogë dy të rinj

Siguri

Policia i hyn kontroll lagjes Arbana në Prizren, i kap mat me drogë dy të rinj

news image

Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë, e të shpeshtë janë edhe të miturit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në flagrancë u kapën edhe dy të rinj në lagjen Arbana në Prizren, të cilët përfunduan në Polici për shkak të posedimit të lëndëve narkotike.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit trupor te të rinjtë është gjetur dhe konfiskuar sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit ndaj dy të dyshuarve veç e veç kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

/GazetaSinjali/