image Policia i gjen thikë një nxënëses në Podujevë

Siguri

Policia i gjen thikë një nxënëses në Podujevë

news image

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka zhvilluar një plan operativ në shkollat e Podujevës, e ku ka arritur që të gjejë nga nxënësit edhe mjete të ftohta (thika).

Policia ka bërë të ditur se në një shkollë, i është gjetur një thikë një nxënëses, e cila pastaj me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë.

Policia gjatë një plani operativ në shkolla, nga e dyshuara femër kosovare (nxënëse), ka konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Thikë Policia ka gjetur edhe tek një nxënës tjetër në Podujevë, i cili po ashtu është liruar në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/