image Policia i gjen automatik AK-47 dhe plumba një femre në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ Policia i gjen automatik AK-47 dhe plumba një femre në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës i ka gjetur armë dhe municion në shtëpi një femre në Prishtinë.

Me urdhër të gjykatës, Policia dje në mesditë e ka kontrolluar shtëpinë e saj, ku është gjetur një automatik AK-47 dhe 27 fishekë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Prishtinë 14.05.2020 – 13:30. Sipas urdhëresës së gjykatës është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarës femër kosovare, ku është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK 47 dhe 27 fishekë të kalibrit 7.62mm”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/