image Policia i gjen armë në veturë, arrestohet një person në Prishtinë

Siguri

Policia i gjen armë në veturë, arrestohet një person në Prishtinë

news image

Një person është arrestuar në rrugën “Hys Popova” në Prishtinë pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “armëmbajtje pa leje”, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë me një karikator dhe 12 fishekë të kalibrit 9 mm.

Përveç këtyre, i dyshuari në veturë mbante edhe një thikë, bëjnë të ditur këto burime.

/Gazeta Sinjali/