image Policia i bie në gjurmë trafikantëve të njerëzve në Fushë-Kosovë

Policia i bie në gjurmë trafikantëve të njerëzve në Fushë-Kosovë

news image

Policia e Kosovës, ka arrestuar dje në Fushë Kosovë dy persona si të dyshuar për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.

Sipas policisë veprimet hetimore kanë filluar pas pranimit të informatës ku dyshohej për veprat e kryera penale.

“Të arrestuar janë S.S. ( 1979) dhe J.Sh. ( 1978) ndërsa hetuesit policorë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdorën për procedura të mëtejme gjyqësore”

Viktimat e rastit janë trajtuar sipas ‘procedurave standarde për viktimat e trafikimit’, të njëjtat janë  dërguar në strehimore të sigurt.

“Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, dy të  dyshuarit  janë ndaluar për 48 orë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

/Gazeta Sinjali/