image Policia u bie në gjurmë personave që bënin ‘kërdi’ me para false- bastisen lokacione në Prizren, Gjakovë e Gjilan

Kosovë

Policia u bie në gjurmë personave që bënin ‘kërdi’ me para false- bastisen lokacione në Prizren, Gjakovë e Gjilan

news image

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin për veprën penale ‘falsifikimi i parasë’. Operacioni policor që prangosi tre të dyshuar fillimisht është zhvilluar në fshatin Hoçë e Qytetit në Prizren, pastaj bastisje është kryer edhe në tri shtëpi tjera banimi, (dy në Gjilan dhe një në Gjakovë).

Përmes një komunikate dërguar mediave, transmeton Gazeta Sinjali, policia ka gjetur dhe sekuestruar:

Te lokacioni i personit të parë janë gjetur dhe janë sekuestruar:

Shtatë (7) paketa me letra të formatit A-4 të gatshme për printim për monedhat 50 dollarësh amerikanë;

Një makinë e cila është e destinuar të përdoret për prerjen dhe ngjyrosjen e bankënotave;

Automjeti Audi A/4 ngjyrë e bardhë;

Një qese palstike e llojit marihuanë 0.5g;

Një predhë e plumbit;

Një (1) telefon mobil;

Një (1) llap top

Një skaner/fotokopje për letër;

Një aparat për terje të letrës.

Tek personi i dytë janë gjetur dhe janë sekuestruar:

Një pistoletë e llojit Ecol kontakt kal. 9mm;

Dy fishekë të kalibrit 9 mm.

Një telefon mobil.

Tek personi nr. 3;

Një telefon mobil.

Ndaj personit numër një, hetimet rajonale kanë proceduar rastin për veprën penale të ‘rrëmbimit’, kurse Stacioni Policor Gjilan ndaj personit të dytë ka proceduar rastin për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’, si dhe (NJRHKEK) Prizren ndaj tre këtyre të dyshuarve ka proceduar rastin për veprën penale ‘falsifikimi i parasë’, në bashkëkryerje.

Lidhur me rastin e potencuar, ‘falsifikimi i parasë’ pas ekzaminimeve dhe numërimit nga Forenzika rezulton se tek pakot e gjetura me letra janë:

Njëzet mijë e katërqind e njëzet e dy (20422) letra,vlera totale që mund të prodhoheshin nga kjo sasi është katër milionë e tetëdhjetë e katërmijë e katërqind (4.084.400) dollarë”.

Pas intervistimit, tre të dyshuarve të arrestuar me aktvendim të prokurorit iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orëve. /Gazeta Sinjali/