image Policia: Heset Rrahmani humbi kontrollin e automjetit dhe ra në humnerë

Siguri

Policia: Heset Rrahmani humbi kontrollin e automjetit dhe ra në humnerë

news image

Sot, në dalje të tunelit në afërsi të Hanit të Elezit është gjetur pa shenja jete një person, i cili sipas policisë, është Heset Rrahmani, 47-vjeçari nga Komuna e Vitisë, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja që nga 14 janari, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë së rajonit të Ferizajt, 47-vjeçari e kishte humbur kontrollin mbi automjetin e tij, më 15 janar në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik, te vendi i quajtur “Ura e Kashanit”, duke dalë kështu nga rruga dhe duke përfunduar në humnerë.

“Sipas informative të deritashme, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur automjeti ishte duke lëvizur nga Hani Elezit në drejtim të Kaçanikut dhe më të kaluar tunelin e parë për shkaqe të panjohura e humb kontrollin dhe kalon në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes duke dalë nga rruga dhe bije në humnerë me që rast vozitësi (H.Rr m/Kosovar ,47 vjeç0 nga lëndimet e marra kishte ndërruar jetë, ndërsa trupi i tij dhe vetura janë gjetur sot me 18.01.2021 rreth orës 11:00”, thuhet në komunikatën e policisë.

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se trupi i pajetë i Heset Rrahmanit është dërguar për obduksion në IML./Gazeta Sinjali/