image Policia greke shkatërron grupin kriminal të drogës, në pranga 2 shqiptarë

Rajon

Policia greke shkatërron grupin kriminal të drogës, në pranga 2 shqiptarë

news image

Dy shqiptarë u arrestuan dhe u sekuestruan 18 kg kokainë, 122 kg hashash, një pistoletë, plumba, peshore precize.

Gjithashtu u gjetën katër kilogramë pluhur, i cili nuk u njoh nga Drejtoria e Narkotikëve dhe u dërgua në Kiminë e Përgjithshme të Shtetit, për të përcaktuar se për çfarë lënde narkotike bëhet fjalë.

Media greke shkruajnë se ata janë anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, kryesisht kokainë, që vinte në Greqi nëpërmjet Shqipërisë.

/GazetaSinjali/