image Policia godet prostitucionin, arreston disa persona në Prishtinë

Kosovë

Aksion/ Policia godet prostitucionin, arreston disa persona në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka ndërmarr një operacion të gjerë në kuadër të luftës kundër prostitucionit dhe trafikimit me qenie njerëzore.

Sinjali marr vesh nga burime të besueshme nga Prokuroria se forcat e rendit kanë arrestuar tetë persona, gjatë dy operacioneve të ndara në Prishtinë që janë organizuar më 27 gusht.

Operacionet janë zhvilluar në dy lagje të Prishtinës dhe janë udhëhequr nga Drejtoria e Hetimeve dhe Trafikimit me Qenie Njerëzore pas hetimeve të drejtuara nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Në operacionin e parë që është organizuar në rrugën “Çajupi” në kryeqytet, janë arrestuar 6 të dyshuar, prej të cilëve pesë femra, tri prej tyre nga Kosova ndërsa dy nga Shqipëria dhe një mashkull nga Kosova, të gjithë të nacionalitetit shqiptarë, shkruan Sinjali.

Gjatë këtij aksioni janë konfiskuar si prova materiale shtatë telefona  mobilë.

Sinjali merr vesh se në operacionin tjetër të koduar me emrin “Masazhe2019” që është zhvilluar në lagjen Arbëria, rruga “Ahmet Krasniqi” janë kapur nga forcat e rendit dy persona, një vajzë e moshës 26 vjeçare dhe një mashkull 21 vjeçar. Ata dyshohen për tri vepra penale “Mundësim dhe detyrim prostitucioni” , “Ofrim i lokaleve per prostitucion” dhe  “Bashkëkryerje për veprat penale”

Shumica dërmuese e të arrestuarve në këto operacione i përkasin moshës 20 deri në 30 vjeç, thekson burimi i besueshëm nga prokuroria.

Me urdhër të prokurorit kujdestar të gjithë të arrestuarve, u është caktruar masa e ndalimit prej  48 orë.  Sinjali merr vesh se Gjykata do të kërkoj që ndaj të arrestuarve të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sinjali posedon emrat e të arrestuarve të cilët më poshtë i gjeni me iniciale./Sinjali/

Të arrestuarit nga operacioni i parë janë:

P. S.  
XH. A.
A. C.
A. I
V. K.
M. R.

Të arrestuarit nga operacioni i dytë janë:
P. B.
L. L.