image Policia gjermane arreston 32-vjeçarin me ndihmën e bletëve

Botë

Botë/ Policia gjermane arreston 32-vjeçarin me ndihmën e bletëve

news image

Një arrestim i pazakontë ka ndodhur në Oldenburg, ku i arratisuri nga burgu është arrestuar nga Policia e Gjermanisë falë bletëve.

Rasti ka ndodhur me një person 32-vjeçar i cili për t’i ikur policëve gjermanë është hedhur nga ballkoni i apartamentit të tij, drejtpërsëdrejti në folenë e bletëve.

Bletët e indinjuara kanë sulmuar 32-vjeçarin i cili në përpjekje për të ikur nga bletët ka dalur në mes të rrugës.

Në fund, ai u hodh në një pishinë ku më pas u arrestua përfundimisht./Sinjali/