Policia e Kosovës në Prishtinë ka njoftuar se në rrugën “Ilaz Agushi”, ka konfiskuar disa mjetë që përdorën si armë. Ato kishin qenë në dispozicion për t’u blerë nga qytetarët.
Në njoftim thuhet se nga Policia e Kosovës janë konfiskuar 13 shufra metalike, 461 thika dhe 25 boksa të hekurit.
“Gjatë kontrolles së realizuar për tregti të ndaluar ne tregun e gjelbërt, së bashku me autoritetet kompetente janë kontrolluar disa lokacione/tezga ku janë gjetur dhe konfiskuar (13) shufra metalike, (461) thika të ndryshme dhe (25)boksa hekuri. Me vendim të prokurorit rastet janë proceduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/.