image Policia gjen lokalin “full” pas mesnate në Prishtinë, dënon klientët e pronarin

Siguri

Policia gjen lokalin “full” pas mesnate në Prishtinë, dënon klientët e pronarin

news image

Policia gjatë inspektimit në orën policore ka hasur në një lokal të mbushur me klientë.

Lokali ishte në Prishtinë dhe sot rreth orës 03:30 inspekektorët e kanë mbyllur atë bar duke iu shqiptuar dënime edhe klientëve edhe pronarit.

Përmes një postimi në Facebook, policia e Kosovës njoftoi për këtë rast:

Aktivitetet policore në funksion të parandalimit të pandemisë COVID-19 Prishtinë.

Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi me një përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka.

Me fokus të veçantë respektimin e masave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, policia dhe inspektorët sot rreth orës 03:30, kanë mbyllë një lokal (bar) në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë dhe kanë shqiptuar:

-Katërmbëdhjetë (14) masa administrative, ndaj personave/klientëve, që nuk kanë respektuar ligjin për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, si dhe

-1 fletëparaqitje pronarit të lokalit

Më pas nga inspektorët kompetent lokali është mbyllur.

Duke parë që ulja e numrit të rasteve dhe zvogëlimi i mundësive të përhapjes së virusit është i lidhur drejtpërsëdrejti me respektimin e masave mbrojtëse, ne presim që sikurse çdo herë tjetër dhe për çdo çështje tjetër, të jemi në frymën e njëjtë me qytetarët për respektimin e këtyre masave dhe uljen e pasojave që mund të vijnë nga e kundërta. /GazetaSinjali/