image Policia gjen drogë në Istog, arreston dy të dyshuar

Siguri

Policia gjen drogë në Istog, arreston dy të dyshuar

news image

Dy persona janë arrestuar dje në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Istog pas kontrollit që policia bëri në shtëpinë e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit ata kanë sekuestruar substanca të dyshuara narkotike dhe para.

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është bërë kontrolli në shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, me ç ‘rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 196.8 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë, 100 euro dhe 50 dollar amerikan”, njofton Policia.  

Pas intervistimit, të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/