image Policia gjen disa lloje të drogave në Prizren, prangoset një 23-vjeçar

Siguri

Policia gjen disa lloje të drogave në Prizren, prangoset një 23-vjeçar

news image

Informacionet dhe dyshimet se në një shtëpi në rrugën “Jusuf Gërvalla”, në Prizren, ka substanca narkotike, nxitën Prokurorinë Themelore në Prizren që në bashkëpunim me hetuesit e Njësisë së Anti-drogës, të organizojë një bastisje, raporton Gazeta Sinjali.

Një burim brenda kësaj prokurorie i ka thënë Sinjalit se bastisja është kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, gjatë orëve të mbrëmjes.

Ky burim ka bërë të ditur se gjatë bastisjes në këtë shtëpi, janë gjetur substanca narkotike të llojeve të ndryshme, si: speed, kokainë, marihuanë dhe ekstazi.

Sinjali mëson se në prangat e policisë për këtë rast ka përfunduar 23-vjeçari me inicialet B.H./Gazeta Sinjali/